Bisedimet për emrin në fazë kritike, pritet takimi Zaev-Tsipras

Maqedonia

Bisedimet për emrin në fazë kritike, pritet takimi Zaev-Tsipras

Më: 22 janar 2018 Në ora: 11:25
Alexis Tsipras dhe Zoran Zaev

Nën hijen e protestës së djeshme masovike në Selanik dhe takimit të parë të paralajmëruar mes kryeministrave Alexis Tsipras dhe Zoran Zaev, negociatat për emrin po futen në fazën më kritike, vlerësojnë sot mediat në Greqi.

“Katmierini” shkruan se pasi ndërmjetësi i KB-ve Metju Nimic ua prezantoj dy palëve propozimet e tij, u aktivizuan kanalet politike mes Athinës dhe Shkupit. Zgjidhja më e lehtë e problemit sipas gazetës tani është përzgjedhja e emrit, ndërsa shumë më rëndë do të jetë mbështetja politike dhe publike mbi marrëveshjen eventuale.

“Vima” shkruan se sytë tanimë janë të drejtuar në takimin Cipras- Zaev në Davos ku pritet të shqyrtohet pakoja e Nimicit. Sipas burimeve qeveritare dhe diplomatike nuk përjashtohet mundësia Cipras dhe Zaev më 24 janar në Davos të dalin me komunikatë të përbashkët se është arritur progres në zgjidhjen e çështjes së emrit dhe se procesi do të zhvillohet në nivel të lartë politik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat