Kamçev hyri në pronësi të hotelit luksoz Meriot

Maqedonia

Kamçev hyri në pronësi të hotelit luksoz Meriot

Më: 22 janar 2018 Në ora: 15:11
"Meriot"

“Orka Holding” e biznesmenit Orce Kamçev nga dhjetori është pronar i thuajse 2/3-tat e kompanisë “Diveop Grup”, e cila mes tjerash udhëheq edhe me hotelin luksoz “Meriot” i cili ndodhet në sheshin Maqedonia në qendër të Shkupit.

Ashtu siç mëson BIRN, ndërkaq e konfirmojnë edhe nga “Orka Holding”, tani Kamçev është në pronësi me njeriun i cili më parë e ka poseduar tërë kompaninë, 49 vjeçari nga Shkupi, Aleksandar Ivanovski i njohur si Alek Teranova.

Dokumentet nga Regjistri Qendror zbulojnë se, përveç Kamçevit, ka qenë e planifikuar që në pronësinë e kësaj kompanie të futet edhe ndërmarrja kontroverse “Eksiko”.

Orce Kamçev, sipas “Forbs” është maqedonasi më i pasur dhe ndërmarrjet e tij të biznesit, shpesh ishin nën observatoriumin e opinionit dhe mediave për shkak të miqësisë së afërt me ish shefin e Policisë Sekrete të Maqedonisë, Sasho Mijallkov.

Mu në tekstet gazetareske që i u shkruajt edhe për biznes interesat e Kamçevit dhe të ish pushtetit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE, ku më së shumti është përmendur ndërmarrja “Eksiko”, e cila ka pronar misterioz nga Zvicra dhe e cila gjatë viteve të fundit u bë pronare e disa kompanive të mëdha në Maqedoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat