Ligji për përdorimin e gjuhëve rikthehet në Kuvendin e Maqedonisë javën që vjen

Maqedonia

Ligji për përdorimin e gjuhëve rikthehet në Kuvendin e Maqedonisë javën që vjen

Më: 22 janar 2018 Në ora: 15:18
Kuvendi

Ligji për përdorimin e gjuhëve, që u refuzua të nënshkruhet nga kryetari i shtetit, Gjorge Ivanov, do të kthehet për diskutim në Kuvendin e Maqedonisë, më 29 janar.

14 faqe dhe 18 nene janë kontestuar nga kryetari Ivanov, ndërkaq për këtë ligj ka reaguar edhe ambasadori francez, Christian Thimonier, i cili tha se ka hapësirë për përmirësimin e përmbajtjes së ligjit pasi që është i koklavitur si tekst.

Kundër ligjit kanë reaguar disa parti politike, persona publik dhe organizata, ndërkaq një protestë u organizua edhe këtë të dielë. Sipas tyre, ligji e bën shtetin dygjuhësh dhe me këtë rrezikohet Maqedonia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat