Maqedoni, mbahet seanca e parë konstituive e Trupit kombëtar bashkërendues kundër dhunës në familje

Maqedonia

Maqedoni, mbahet seanca e parë konstituive e Trupit kombëtar bashkërendues kundër dhunës në familje

Më: 22 janar 2018 Në ora: 16:13
Ilustrim

Trupi kombëtar bashkërendues kundër dhunës në familje ka mbajtur seancën e parë konstituive pas formimit të tij me vendim të Qeverisë së Maqedonisë.

Ky trup do të ketë rol të rëndësishëm në zbatimin e Konventës së Këshillit të Evropës për pengimin dhe luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunën në familje, konventë që njihet si Konventa e Stambollit.

Detyra e këtij trupi është që të përcjell dhe analizoj gjendjen me dhunën në familje, të bashkërendojë aktivitetet e institucioneve përgjegjëse dhe shoqatave dhe të propozoj masa për përmirësimin dhe zbatimin e politikave kombëtare.

Në këtë trup bëjnë pjesë përfaqësues nga Ministria për Punë dhe Politika Sociale, për Shëndetësi, për Punë të Brendshme, për Arsim dhe Shkencë, deputetë të Kuvendit të Maqedonisë, përfaqësues të Zyrës së Avokatit të Popullit, të Gjykatës Themelore Shkupi 2, si edhe dy përfaqësues nga organizata qytetare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat