Mitropoliti i Selanikut dhe ish-ministri i mbrojtjes udhëhoqën protestën kundër emrit të Rep. e Maqedonisë!

Maqedonia

Mitropoliti i Selanikut dhe ish-ministri i mbrojtjes udhëhoqën protestën kundër emrit të Rep. e Maqedonisë!

Më: 22 janar 2018 Në ora: 16:43
Mitropoliti i Selanikut dhe ish-ministri i mbrojtjes

Protestën e madhe të zhvilluar në Selanik rreth zgjidhjes së problemit të emrit MAQEDONI midis Greqisë dhe Rep. së Maqedonisë e udhëhoqën Mitropoliti i Selanikut, Anthimos dhe ish-ministri i mbrojtjtes dhe ish-shef i shtabit të ushtrisë greke, gjenerali Frangos Frangulis.

Dalja në skenë të këtyre dy personaliteteve të larta të Greqisë tregon se pas protestës së sotme qëndrojnë strukturat shtetërore të Greqisë. 

Gjenerali Frangos Frangulis pasi doli në pension është parë disa herë të stërvisë trupat ekstremiste paramilitare greke që kërkojnë aneksimin e Jugut të Shqipërisë, ndarjen e Maqedonisë për një kufi serbo-grek.

Sipas të gjitha mundësive zgjidhja e çështjes së emrit MAQEDONI, midis Greqisë dhe Rep. së Maqedonisë është ende shumë larg duke parë protestat e organizuar nga strukturat paralele të Greqisë ku klerikët e lartë si dhe personalitete të Greqisë janë organizatorët në hije të këtyre protestave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat