OBRM-PDUKM-ja dënon protestat në Selanik të Greqisë

Maqedonia

OBRM-PDUKM-ja dënon protestat në Selanik të Greqisë

Më: 22 janar 2018 Në ora: 16:49
OBRM-PDUKM

OBRM-PDUKM-ja ka reaguar ndaj protestave të djeshme të mbajtura në Selanik të Greqisë, ku është bërë thirrje kundër çështjes së emrit të Maqedonisë.

Kjo parti i dënon thirrjet nacionaliste dhe publikimin e hartave ku përshkruhet ndarje e territorit të Maqedonisë. Sipas tyre, këto veprime nuk ndihmojnë në përmirësimin e marrëdhënieve ndërfqinjësore dhe krijimin e një klime besimi ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë.

OBRM-PDUKM-ja kërkon nga Ministria për Punë të Jashtme që të reagojnë ndaj, siç thonë, gjesteve jomiqësore të individëve dhe grupeve të caktuara në Greqi, si edhe të kërkojnë veprime konkrete të palës greke ndaj dukurive të këtilla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat