Qeveri-opozitë, përplasje me kumtesa për ligjin e përdorimit të gjuhëve

Maqedonia

Qeveri-opozitë, përplasje me kumtesa për ligjin e përdorimit të gjuhëve

Më: 22 janar 2018 Në ora: 22:50
Qeveria e Maqedonise

Qeveria dhe opozita maqedonase sërish janë përplasur me kumtesa rreth çështjes së votimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve në Maqedoni.

VMRO-DPMNE-ja ka kërkuar nga Qeveria që ta tëheq ligjin në fjalë dhe të krijohen grupe pune nga të gjitha partitë politike parlamentare, ekspertë, si edhe një përfaqësues nga kabineti i kryetarit Gjorge Ivanov.

Sipas tyre, zgjidhja e re ligjore duhet të mos del nga kornizat e Kushtetutës, kurse konsiderojnë se ligji do të krijojë sistem jofunksional dhe zbatimi do të ketë vështirësi praktike.

Ndërkaq, Qeveria konsideron se Ligji për përdorimin e gjuhëve është në pajtim me Kushtetutën, dhe se është votuar në mënyrë demokratike dhe me procedurë parlamentare. Qeveria konsideron se VMRO-DPMNE-ja kishte mundësi që të merr pjesë në procesin e votimit të ligjit, por tregoi papërgjegjshmëri politike duke e bojkotuar seancën kuvendore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat