Butaris: Maqedonia nuk është vetëm greke

Maqedonia

Butaris: Maqedonia nuk është vetëm greke

Më: 23 janar 2018 Në ora: 10:30
Kryetari i Selanikut, Yannis Boutaris dhe kryeministri Zoran Zaev

Kryetari i Selanikut, Yannis Boutaris, mendon se pretendimi se Maqedonia është vetëm greke dhe asgjë më shumë se kjo është shumë i dëmshëm.

Ai i tha agjencisë greke ANA-MPA, se kur është fjala për zgjidhjen e një problemi të caktuar, është e nevojshme të merren parasysh të gjitha palët e përfshira në mosmarrëveshje.

Ai tha se duhet të jetë e mbyllur “tensionet irredentiste në marrëdhëniet me Shkupin”, njofton Shenja.

“Jo vetëm emri. Nëse Kushtetuta e fqinjëve vazhdon të ketë tendenca irredentiste, çështja nuk do të ndryshojë” tha Boutaris.

Në lidhje me protestën në Selanik, Butaris ka përsritur qëndrimin se ky fenomen nuk ndihmon negociatat dhe të zgjidhur problemin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat