Kotzias: Protesta në Selanik nuk do të ketë ndikim në negociata

Maqedonia

Kotzias: Protesta në Selanik nuk do të ketë ndikim në negociata

Më: 23 janar 2018 Në ora: 14:02
Nikos Kotzias

Protestat për çështjen e emrit të Maqedonisë që u zhvillua të dielën, në Selanik nuk do të ndikojnë në negociatat me Maqedoninë, deklaroi dje në Bruksel, ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias.

Sipas raportimeve të policisë greke, në protestën e zhvilluar në sheshin kryesor të qytetit verior të Selanikut, morën pjesë rreth 90 000 persona.

"Nuk besoj se kjo protestë mund të ushtrojë ndonjë ndikim mbi negociatat për çështjen e emrit dhe irredentizmin e Maqedonisë.

Çdo akt që dënon irredentizmin duhet mbështetur edhe më shumë, por përsa i përket çështjes së emrit të Maqedonisë , kjo do të zgjidhet në bazë të perspektivave të ardhshme të stabilitetit dhe sigurisë në zonë, rolit të diplomacisë greke dhe nevojës së Greqisë për të luajtur një rol drejtues në këtë zonë", theksoi ministri i Jashtëm, Kotziasas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat