Nuk ka numër të saktë sa persona fizik janë obligues të TVSH-së

Maqedonia

Nuk ka numër të saktë sa persona fizik janë obligues të TVSH-së

Më: 23 janar 2018 Në ora: 14:19
Ilustrim

Pas përfundimit të afatit për regjistrimin e qëllimeve të TVSH-së për personat fizik të cilët kanë realizuar të ardhura mbi një milionë denarë në Drejtorinë e Ardhurave Publike, DAP-i ka afat prej 15-të ditëve të përpilojë vendim lidhur me fletëparaqitjen e dorëzuar për regjistrim.

Tani për tani në DAP nuk kanë numër sa persona fizik kanë për obligim ta bëjnë këtë. Gjendjen mund ta shqyrtojnë pasi do të përfundojnë afatet për parashtrimin e raporteve vjetore nga paguesit e të ardhurave dhe përpunimit të fletëparaqitjeve vjetore tatimore për të ardhura të realizuara shtesë.

Të gjithë obliguesit tatimor – persona fizik të cilët ushtrojnë veprimtari tatimore ekonomike për qëllimet e TVSH-së, ndërsa në vitin paraprak kalendarik (2017) kanë realizuar qarkullim të përgjithshëm prej mbi 1.000.000 denarë kanë për obligim deri te DAP-i të parashtrojnë Fletëparaqitje për regjistrim për qëllimet e TVSH-së më së voni deri më 15 janar të vitit 2018.

Ky është viti i dytë me radhë në të cilin duhet personat fizik të parashtrojnë fletëparaqitje deri te Drejtoria e të Ardhurave Publike të cilët kanë realizuar një milion denarë, gjegjësisht për vitin 2016 edhe këtë vit për të ardhura të realizuara në vitin 2017.

Sipas ligjit, gjobat për personat fizik të cilët nuk do të regjistrohen si obligues të TVSH-së arrijnë prej 250 deri në 375 euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat