Ministria e Drejtësisë: Ndryshimet në Ligjin për referendum janë për plotësime teknike

Maqedonia

Ministria e Drejtësisë: Ndryshimet në Ligjin për referendum janë për plotësime teknike

Më: 23 janar 2018 Në ora: 14:44
Ilustrim

Ministria e Drejtësisë ka reaguar në lidhje me informacionet se Ligji për referendum do të ndryshohet me procedurë të përshpejtuar.

Nga Ministria thonë se ndryshimet të cilat propozihen në Ligjin për referendum dhe fusha tjera, bëhen me qëllim që të ketë përputhje mes Kodit Zgjedhor dhe Ligjit për gjykata.

“Me ndryshimet e propozuara të Ligjit për referendum dhe format e tjera të
shprehjes së drejtpërdrejtë të qytetarëve po bëhet harmonizimi i tekstit të Ligjit me
Kodin Zgjedhor dhe lihen ose tejkalohen disa zgjidhje të vjetruara, për arsye se Ligji për referendum dhe format e tjera të shprehjes së drejtpërdrejtë të qytetarëve është miratuar në shtator të vitit 2005, ndërsa Kodi Zgjedhor në mars të vitit 2006. Në ndryshimet e propozuara të nenit 1, nenit 2, nenit 3 dhe nenit 4 të Ligjit për referendum dhe forma të tjera të shprehjes së drejtpërdrejtë të qytetarëve po bëhet harmonizimi me Kodin Zgjedhor”, thonë nga Ministria e Drejtësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat