Publikohet rroga mesatare bruto dhe neto në Maqedoni në nëntorin e kaluar

Maqedonia

Publikohet rroga mesatare bruto dhe neto në Maqedoni në nëntorin e kaluar

Më: 23 janar 2018 Në ora: 15:59
Foto ilustrim

Sipas të dhënave më të reja të Entit Shtetëror për Statistika (ESHS), indeksi i rrogës mesatare bruto për punëtorë në nëntor të vitit të kaluar, krahasur me vitin 2016, ishte 103.7, kurse për rrogën neto ishte 103.6.

Kjo rritje është shkaktuar pasi që janë rritur rrogat në Industrinë e përpunimit (9,4% bruto dhe 8,9 neto), Akomodim dhe veprimtari shërbyese me ushqim (8,2% bruto dhe 8,7% neto), si edhe në Bujqësi, pylltari dhe peshkatari (7,8% bruto dhe 7,6% neto).

Ulje e rrogave në nëntor, krahasuar me muajin paraprak është regjistruar në Art, argëtim dhe rekreacion (12,8% bruto dhe 15,8% neto), Transport dhe deponim (5,2% bruto dhe 5,9% neto), si edhe Furinizim me energji elektrike, gaz, avullim dhe klimatizim (4,3% bruto), kurse Veprimtari profesionale, shkencore dhe teknike (4,3% neto).

Rroga e mesatare paguar bruto në nëtor të vitit 2017 ishte 34.079 denarë, kurse neto ishte 23.196 denarë. Në këtë muaj 1,1% e të punësuarve nuk kanë marrë rroga.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat