Ky është kushti i vetëm për të marrë pension në Maqedoni

Maqedonia

Ky është kushti i vetëm për të marrë pension në Maqedoni

Më: 23 janar 2018 Në ora: 16:15
Kryeministri Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev ka paralajmëruar se të gjithë qytetarët që kanë plotësuar 64 vite (meshkuj), ose 62 vite (femra) do të gëzojnë të drejtën e pensionit.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes facebookut të tij, duke paralajmëruar se “pension shtetëror” do të shfrytëzojnë edhe qytetarët të cilët nuk kanë 15 vite përvojë pune.

Kushti i vetëm sipas Zaev do të jetë që qytetari të ketë jetuar 20 vitet e fundit në Maqedoni. Në fillim pensioni do të jetë 40 për qind nga rroga mesatare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat