Sindikata e policisë kërkon mbrojtjen e të drejtave të policëve

Maqedonia

Sindikata e policisë kërkon mbrojtjen e të drejtave të policëve

Më: 23 janar 2018 Në ora: 16:18
Ilustrim

Sindikata e Pavarur e policëve kërkojnë mbrojtjen e të drejtave të policëve nga sulmet e ndryshme në adresë të tyre, nga ana e individëve të ndryshëm.

Ata bëjnë thirrje deri tek organet kompetente që urgjentisht të merren masa dhe aktivitete për mbrojtje e të punësuarve në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Siç thonë nga Sindikata kohëve të fundit sulmet si ato fizike dhe ato verbale janë rritur në numër të madh. Nga Sindikata gjithashtu kërkojnë ndryshim të ligjit për kontroll dhe mbikëqyrje mbi policinë dhe paralajmërojnë edhe protesta në muajin maj.

Ne si Sindikatë kërkojmë ndryshim të tërësishëm sepse tani më na ka ardhur në maje të hundës të gjithë punëtorëve të policisë.7.16-54 Kërkesat tona janë këto: rishikim të tërësishëm të të gjitha ligjeve deri tek Kodi penal, dhe ndryshim të të gjitha neneve të dispozitave me të cilat përfshihen mundësitë praktike që për një qytetar i cili kur ballafaqohet me cilindo punëtor të policisë, dënimi që për momentin është në letër, të jetë edhe më rigoroz në krahasim me atë që është tani – deklaroi Goce Dellçev Todev.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat