Kryetari i Gjykatës Supreme, Vangellovski e ka paditur Nedellkovën për shkak PSP-së

Maqedonia

Kryetari i Gjykatës Supreme, Vangellovski e ka paditur Nedellkovën për shkak PSP-së

Më: 24 janar 2018 Në ora: 14:38
Lidija Nedellkova

Gjykata Supreme njoftoi sot se kundër ish-kryetares së Repartit të veprave penale dënuese të Gjykatës Supreme, Lidija Nedellkova ka ngritur padi penale.

Gjykata Supreme konfirmoi se ish-kryetarja e gjykatës në pozitën e saj si kryetare e Repartit të veprave penale dënuese të Gjykatës Supreme ka përgatitur letër me përmbajtje të pavërtetë dhe e ka adresuar në Gjykatën Penale prej kur gjykata njëjte ka kërkuar drejtime se si të sillet me hetimet e Prokurorisë Speciale Publike (PSP).

Gjykata Supreme konfirmoi se ish-kryetarja e Repartit për vepra penale dënuese vetë ka vendosur  dhe ka përgatitur drejtime se si Gjykata Penale të sillet me hetimet e PSP-së. Të gjitha vendimet dhe kërkesat kanë qenë informata të klasifikuara. Nedellkova e ka përgatitur vendimin në mars të 2016-tës, por përsëri është arkivuar në dhjetor në të njëjtin vit para se të i përfundojë mandati kryetarit të Gjykatës Supreme.

Në vendimin në të cilin nuk janë njoftuar anëtarët tjerë të Repartit ka qëndruar se PSP-ja gjatë çdo hetimi patjetër e ka pasur të legjitimohet dhe ta dëshmojë kompetencën për veprim para gjykatës.

Gjykata Supreme me 18 janar e ka dorëzuar padinë penale kundër Nedellkovës deri te Prokuroria, ndërsa dje është njoftuar Këshilli Gjyqësor.

“Te Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë nga Portali Gjyqësor me 17.1.2018 është dorëzuar kërkesë për marrjen e informatave për atë se a ka dorëzuar Reparti i veprave penale dënuese në Gjykatën Supreme qëndrim, mendim juridik dhe përfundim në lidhje me legjitimitetin e prokurorit Publik për Ndjekjen e Veprave Penale të lidhura ose që dalin nga përmbajtja e ndjekjes joligjore të komunikimeve, në procedurat para gjykatave.

Pas kontrollit të kryer në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë është konfirmuar se kryetari i atëhershëm i këtij Repartit në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë me 25.03.2016 ka përgatitur letër me përmbajtje të pavërtetë të adresuar te Gjykata Penale e Shkupit ku është theksuar se Reparti e ka shqyrtuar kërkesën dhe se ka dhënë përgjigje ku ka treguar për nevojat e prokurorit publik për ndjekjen e veprave penale të lidhura dhe të cilat dalin nga përmbajtja e ndjekjeve joligjore të komunikimeve për të legjitimuar sipas kompetencës së vetë, edhe pse Reparti nuk ka vendosur pas asaj kërkese dhe nuk është shprehur pas kërkesës. E njëjta letër përsëri është dërguar me datën 01.12.2016 dhe e ka dorëzuar në Gjykatën Penale.

Për këtë shkak, kryetari i Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë ditën e ardhshme pas marrjes së kërkesës me 1801.2018 ka ngritur padi penale kundër kryetarit të atëhershëm të Repartit të Veprave Dënuese të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë deri te Prokuroria Themelore Publike”, thuhet në kumtesën e Gjykatës Supreme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat