BDI Gostivar: Largohen prej pune dyzet e një mësimdhënës

Maqedonia

BDI Gostivar: Largohen prej pune dyzet e një mësimdhënës

Më: 24 janar 2018 Në ora: 22:13
Flora Ameti

“Mësimdhënësit e larguar prej pune përmes një konference për shtyp të mbajtur para objektit të Komunës së Gostivarit kane shprehur revoltën e tyre për diskriminim, diferencim dhe revanshizëm nga ana e Kryetarit të Komunës së Gostivarit, Arben Taravari”, reagojnë nga dega e BDI-së në Gostivar.

Në emër të dyzet e një mësimdhënësve që siç thonë nga BDI, u larguan nga puna, para mediave u drejtua profesoresha Flora Ameti, e cila  “vuri ne dukje që në emër të “depolitizimit”, Taravari largoi nga puna  kuadro me përvojë pune, duke u zëvendësuar me kuadro partiake”.

“Jemi sot këtë për të denoncuar largimet masive nga puna nëpër shkolla nga Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari. Jemi sot këtu për të njoftuar opinionin e gjerë publik që nga shkollat e Komunës së Gostivarit u larguan nga puna, mbi dyzet mësimdhënës shqiptare. Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari në fushatën parazgjedhore u zotua që do të depolitizonte arsimin, dhe sot në praktike po ndodh e kundërta. Në emër të  depolitizimit, largohen kuadro me nga 1, 2, 3 apo  4 vite përvojë pune, duke u zëvendësuar me kuadro partiake”, deklaroi Ameti.

Me këtë rasti, Ameti u shpreh që: “Largohen nga puna mësimdhënës të kualifikuar dhe me përvojë  pune, dhe në vend të tyre punësohen kuadro papërvojë pune, madje ne disa raste edhe te pa diplomuar dhe jo kompetente.

“Kemi raste te angazhimit ne pune pa i plotësuar kriteret e parapara ligjore edhe te aktivisteve partiak dhe këshilltareve komunale nga radhët e partisë së Taravarit. Nuk mund të quhet demokratike dhe reformuese veprimi që në emër të depolitizimit të behet politizimi i institucioneve arsimore. As deklaratat e moderuara publike, nuk amnistojnë veprimet politike që bëhen në zyrën e Kryetarit të Komunës dhe drejtoreve te shkollave, emërimi i të cilëve u konstatua nga institucionet kompetente qe ishte jo-ligjore”, deklaroi Ameti.

Ameti me apel: Ftojmë faktorin ndërkombëtar dhe institucionet kompetente, siç është  Ministria dhe Inspektorati për Arsim të ndjekin veprimet anti-ligjore dhe me motive politike që po ndërmerren nga Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat