Seancë gjyqësore për lëndën “Tarifa”, ish-drejtori i ELEM-it në bankën e të akuzuarit

Maqedonia

Seancë gjyqësore për lëndën “Tarifa”, ish-drejtori i ELEM-it në bankën e të akuzuarit

Më: 26 janar 2018 Në ora: 08:40
Gjykata Penale

Në Gjykatën Penale sot është caktuar seancë gjyqësore për lëndën “Tarifa”, në të cilën të akuzuar janë ish-drejtori i përgjithshëm i kompanisë “ELEM”, Dejan Boshkovski dhe dy persona tjerë.

Bëhet fjalë për akuzën për blerje joligjore të softverëve për përdprimin e kompanisë shtetërore, me vlerë prej rreth 4 milionë euro.

Prokurorët e PSP-së në seancën e kaluar në gjykatë thanë se do të dëshmojnë që tre të akuzuarit kanë keqpërdorur detyrën zyrtare. Ndërsa të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm. Me orarin e ri të gjykatësve lëndën “Tarifa” do ta udhëheq gjykatësja Sofçe Gavrilova-Efremova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat