Këshilli Penal vendosi për 35 të akuzuarit për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë

Maqedonia

Këshilli Penal vendosi për 35 të akuzuarit për ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë

Më: 26 janar 2018 Në ora: 17:19
Kuvendi i Maqedonisë

Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Shkupi 1 sot e pranoi kërkesën e Prokurorisë dhe për deputeten Zhaklina Peshevska u ndryshua vendimi për masë arrest shtëpiak në masë të kujdesit, ndërsa për Igor Durllovski dhe Elena Docevska-Bozhinovska, e punësuar në Kuvendin e Maqedonisë masa e paraburgimit u ndryshua në arrest shtëpiak, informojnë nga Gjykata.

“Këshilli Penal i Departamentit për krim të organizuar dhe korrupsion pranë Gjykatës Themelore SHkup, duke vepruar sipas propozimit të Prokurorisë Themelore Publike për vazhdimin e masave për sigurim të pranisë kundër 35 persona të ndërlidhur me ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë, për veprën penale nga neni 313 i KP, morri vendime me të cilat pranoi propozimin e PTHP-së “, thuhet në kumtesën e Gjykatës Themelore Shkupi 1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat