VMRO kërkon nga LSDM-ja ta tërheqë Ligjin për gjuhët

Maqedonia

VMRO kërkon nga LSDM-ja ta tërheqë Ligjin për gjuhët

Më: 27 janar 2018 Në ora: 16:04
VMRO-DPMNE

VMRO-DPMNE-ja kundërshton m ashpër miratimin e propozim ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Nga kjo parti i bëjnë thirrje LSDM që të tërhiqet nga propozim ligji për përdorimin e gjuhëve duke këmbëngulur se ai është antikushtetues dhe shkon në dëm të vendit.

Nga kjo parti kanë paralajmëruar një numër të madh të amendamenteve përmes të cilave do të tentojnë të bllokojnë miratimin e propozim ligjit në fjalë.

"Apelojmë deri te LSDM që të tërheqë këtë Ligj antikushtetus. Të vetëdijesohen dhe të mos e lëshojnë shansin që ky ligj të jetë integrues dhe jo diçka që na ndanë. Ligji për dygjuhësi të cilin LSDM me insistim e kërkon është anti-kushtetutës dhe në kundërshtim me Marrëveshjen e Ohrit. VMRO-DPMNE do të sjellë amendamente në Kuvend, që janë në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën" – tha Orce Gjorgjievski,VMRO-DPMNE.

Ndërkohë nën organizimin e shoqatave dhe organizatave të ndryshme sot para Kuvendit është mbajtur një protestë kundër propozim ligjit për përdorimin e gjuhëve.

"Në proces është nënshkrimi i një peticioni me të cilën kërkojmë që të ndalohen të gjithë këto bisedime, marrëveshje të cilat janë në dëm të popullit maqedonas dhe shtetit maqedonas. Të gjitha vendimet e deri tanishme jo legale, si ligjet, aktet dhe marrëveshje dhe të gjitha këto që janë sjellë nga qeveria e tanishme aktuale jo-legjitime nuk I pranojmë dhe I deklarojmë si jo valide" – u shpreh Ana Bobinkova,Shoqata “Prerodba” Rilindje.

Seanca për leximin e tretë të ligjit për përdorimin e gjuhëve është caktuar për 29 janar, ku edhe do të shqyrtohen amendamentet e propozuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat