Shërbimi i Kuvendit të Maqedonisë përgënjeshtron deklaratën e OBRM-PDUKM-së për hudhjen e amendamenteve

Maqedonia

Shërbimi i Kuvendit të Maqedonisë përgënjeshtron deklaratën e OBRM-PDUKM-së për hudhjen e amendamenteve

Më: 28 janar 2018 Në ora: 16:52
Ilustrim

Nga shërimi i Kuvendit të Maqedonisë kanë reaguar pas deklaratës së OBRM-PDUKM-së se janë gjetur në mbeturina një pjesë e amendamenteve të dorëzuara nga kjo parti për Ligjin e gjuhëve, seanca për të cilën do të fillojë nesër.

“Gjithë amandamentet janë siguruar dhe janë arkivuar në regjistër, nuk është aspak e vërtetë se janë hedhur në mbeturina dhe nuk ka mundësi këto janë të pavërteta. Rreth 100 të punësuar punojnë nga e premtja për arkivimin dhe evidentimin e tyre, shërbimet janë organizuar në maksimum, amandamentet janë të gjithë këtu, nesër do informojmë lidhur me ato dhe mund lirisht të shihen ato, madje këtu është dhe ai amandament që ishte fotografuar sikur është hedhur por ka numër arkive”, thuhet në reagimin e shërbimit të Kuvendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat