Deputetët sot përsëri diskutojnë për Ligjin për përdorimin e gjuhëve

Maqedonia

Deputetët sot përsëri diskutojnë për Ligjin për përdorimin e gjuhëve

Më: 29 janar 2018 Në ora: 09:07
Kuvendi i Maqedonisë

Kuvendi i Maqedonisë sot në orën 11:00 duhet të fillojë seancën e 32-të, në të cilën në rend dite është Ligji për përdorimin e gjuhëve, në lexim të tretë.

Ky ligj u kthye nga presidenti i shtetit Gjorge Ivanov, i cili vendosi të mos e dekretojë dhe e ktheu me shumë vërejtje.

Seancën për këtë ligj, Talat Xhaferi e caktoi në afat të paraparë me ligj, ndërsa OBRM-PDUKM-ja për këtë ligj ka dorëzuar 32 mijë amendamente.

Përndryshe, sipas Rregullores së punës së Kuvendit, amendamentet duhet të jenë në pajtim me vërejtjet e presidentit. Ndërsa ato do të rishikohen vetëm në seancë plenare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat