Xhaferi: Ligji i gjuhëve nuk do ta ketë fatin e njejtë me ligjin e "braitellave"

Maqedonia

Xhaferi: Ligji i gjuhëve nuk do ta ketë fatin e njejtë me ligjin e "braitellave"

Më: 30 janar 2018 Në ora: 13:41
Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi shpreson se VMRO-ja do t’i tërheq amendamentet dhe se do ta përmirësojnë komunikimin me qytetarët shqiptarë.

“Ligji i gjuhëve nuk mund të ketë fatin e njëjtë si të ‘branitellave’. Nuk është procedura e njëjtë. Aty Kuvendi nuk ishte i bllokuar, por Komisioni, është punuar kur ka mundur rreth asaj pike. Këtu ka dallim pasi bëhet fjalë për seancë plenare. Unë nëse vendos veproj amendamente pas amendamenti do t’i çojë punët përpara. Nëse ata nuk kuptojnë se kjo është e dëmshme për shqiptarët, atëherë do të ndërmarr hapa tjerë”, ka thënë Xhaferi.

Xhaferi ka thënë se nuk ka marrë ftesë për negociatat për emrin, thotë se nuk ka kërkuar as edhe të kërkojë ta ftojnë diku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat