Kuvendi shkarkon Zoran Stojanovskin

Maqedonia

Kuvendi shkarkon Zoran Stojanovskin

Më: 30 janar 2018 Në ora: 16:31
Kuvendi

Kuvendi i Maqedonisë ka votuar për disa ligje gjatë seancave të ditës së sotme. E pranishme nuk ka qenë opozita në krye me VMRO-DPMNE-në e cila ka thënë se në Kuvend do të jetë vetëm kur të debatohet ligji i gjuhëve, gjë për të cilën kanë ngrit rreth 35 mijë amendamente. Kanë munguar edhe nga opozita shqiptare.

Kuvendi disa herë është përballur me mospasje të kuorumit, ndërsa Zoran Stojanovski është shkarkuar nga funksioni anëtar i Këshillit të ekspertëve të Agjencisë për supervizion të sigurimeve me kërkesë të tij.

Në seancë plenare ka qenë i pranishëm edhe ministri i Drejtësisë Bilen Saliji i cili ka sqaruar qëllimin e propozim ligjit për mbrojtjen e denoncuesit që siç tha, “është në drejtim të harmonizimit  të ligjit me rekomandimet ndërkombëtare në këtë fushë.

Ndërkohë, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ka njoftuar se seanca për ligjin e gjuhëve e caktuar për sot nuk do të mbahet, për shkak se prej 35.000 amendamenteve të VMRO-DPMNE-së janë përkthyer vetëm 17.000.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat