Osmani: Presim mbështetje nga Austria për anëtarësimin e Maqedonisë në BE - Bota Sot
Osmani: Presim mbështetje nga Austria për anëtarësimin e Maqedonisë në BE

Maqedonia

E shtunë, 18 gusht 2018

Osmani: Presim mbështetje nga Austria për anëtarësimin e Maqedonisë në BE

Më: 30 janar 2018 Në ora: 19:36
Pamje nga takimi

Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në kuadër të vizitës së tij në Austri, realizoi takime me Sekretarin e Përgjithshëm në Ministrinë për Punë të Jashtme të Austrisë, Michael Lienhart.

Takimi realizohet në një moment kyç të progresit të Republikës së Maqedonisë në integrimet Evropiane, vetëm një javë para publikimit të Strategjisë së Komisionit Evropian për zgjerim me vendet e Ballkanit Perëndimor, e cila gjithashtu ishte edhe tema kryesore e takimit. “Kemi progres të dukshëm si në implementimin e reformave të parapara me Planin 3-6- 9, dhe progres me menaxhimin sfidave politike, për të cilën presim mesazhe të qarta në kuadër të Strategjisë për zgjerim, të dukshmërisë së perspektivës evropiane të Republikës së Maqedonisë” theksoi Osmani në takim.

Osmani gjithashtu informoi se Maqedonia në mënyrë intensive përgatitet për ngjarje të rëndësishme që i rinë përpara, posaçërisht për shfrytëzimin e të gjitha mundësive nga kryesimi i Bullgarisë me Këshillin e Evropës, si dhe përgatitjet për samitin historik të zgjerimit e cila duhet të realizohet në maj në Sofje.

Ai shprehu shpresë se Austria me të njëjtën rritëm dhe në mënyrë aktive do të vazhdojë të punojë në procesin e zgjerimit, si dhe shpresojmë se Austria do të vazhdojë ta mbështes Republikën e Maqedonisë edhe proceset e saja euro- integruese, në drejtim të fillimit të negociatave për anëtarësim në Union.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test