Hetohen keqpërdorimet e sistemit AKMIS në gjyqësorin e Maqedonisë

Maqedonia

Hetohen keqpërdorimet e sistemit AKMIS në gjyqësorin e Maqedonisë

Më: 2 shkurt 2018 Në ora: 13:24
Foto ilustrim

Prokuroria Publike e Shkupit ka nisur hetime për keqpërdorime me sistemin AKMIS të shpërndarjes së lëndëve gjyqësore te gjykatësit.

Sipas portalit SDK, hetimet janë inicuar nga vetë kryeprokurori Ljubomir Joveski.

Joveski është përgjigjur se për shpërndarjen e lëndëve dhe keqpërdorimet, janë duke u kryer hetime të cilat për momentin janë të fshehta dhe në këtë fazë nuk jepen detaje tjera.

Gjykatësi Xhemail Saiti nga Gjykata e Lartë ka deklaruar për 24Vesti se nuk k anjohuri nëse ka procedurë hetimore, por ka pohuar se mbështet çfarëdo lloj hetimi për keqpërdorime të sistemit AKMIS.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat