Muiznieks: Nevojitet investim në mësimin e gjuhëve në Maqedoni

Maqedonia

Muiznieks: Nevojitet investim në mësimin e gjuhëve në Maqedoni

Më: 2 shkurt 2018 Në ora: 21:23
Nils Muiznieks

Komisioneri i Këshillit Evropian për të Drejtat e Njeriut, Nils Muiznieks, pas vizitës pesëditore në Maqedoni, deklaroi se autoritetet maqedonase duhet të zbatojnë politika që nxisin ndërveprimin dhe mirëkuptimin midis bashkësive etnike dhe që promovojnë kohezion social duke mbrojtur diversitetin.

Ai theksoi se Marrëveshja Kornizë e Ohrit ndaloi konfliktin, por nuk krijoi një shoqëri kohezive.

Sipas tij, autoritetet duhet t’i vazhdojnë këto projekte si dhe të zhvillojnë një politikë më sistematike dhe afatgjatë për të shmangur ndarjen midis fëmijëve me përkatësi të ndryshme etnike në sistemin arsimor.

“Ajo që vërejta është se sa vonë fëmijët tuaj fillojnë të mësojnë gjuhët. Fëmijët shqiptarë fillojnë të mësojnë gjuhën maqedonase në klasën e katërt, ndërsa edhe nëse duan fëmijët maqedonas nuk u jepet mundësia të fillojnë të mësojnë gjuhën shqipe deri në klasë të gjashtë. Pra, edhe kur ka një vullnet të mirë dhe fëmijët duan të mësojnë gjuhët e njëri-tjetrit, shpesh nuk u jepet mundësia”, deklaroi Muiznieks.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat