Protesta e nesërme në Athinë: protestë kundër Maqedonisë apo kundër qeverisë greke?!

Maqedonia

Protesta e nesërme në Athinë: protestë kundër Maqedonisë apo kundër qeverisë greke?!

Më: 3 shkurt 2018 Në ora: 16:08
Ilustrim

Kush qëndron pas protestës së nesërme? Si po shkojnë përgatitjet? Çfarë porosie do t’i dërgojnë grekët qeverisë? A do të fitojë tubimi karakteristika të protestës antiqeveritare? – janë vetëm një pjesë e pyetjeve që i  parashtron dhe analizon MIA në prag të protestave në Athinë të planifikuara për nesër në mesditë.

Nën masa të forta sigurie, me rrugë dhe metro stacione të mbyllura nesër në sheshin Sintagma para Parlamentit grek, njofton korrespondent i MIA-s nga Athina, do të mbahet protesta e paralajmëruar për një kohë të gjatë. Të gjitha shikimet në Greqi janë në drejtim të tubimit. Grekët, sipas njoftimeve, në mënyrë masive “do ta mbrojnë emrin Maqedoni”. Nga i gjithë vendi, të organizuar me autobusë, falas ose me çmime me 50 për qind zbritje do të mbërrijnë në “ekskursionin njëditor” në kryeqytetin grek. “Selaniku tregoi, në rend është Athina të brohorisë: Maqedonia është një dhe greke”, thanë organizatorët e protestës në video thirrjen, postuar në rrjetet sociale, ndërsa që nga dje filluan me përgatitjet në Sintagma. Vendosën altoparlantë në rrugët qendrore, ndërsa sot po përgatitet skena. Paralelisht me organizatorët, u përgatit edhe policia greke. Të dielën do të mbyllen tre stacione të metrosë dhe pothuajse të gjitha rrugët rreth sheshit Sintagma, kurse qytetarët të cilët duan të marrin pjesë në protestë që të arrijnë në qendër të Athinës, me siguri do të kenë vetëm një mundësi – në këmbë.

Paralajmërime nga organizatorët, nëpërmjet mediave greke, janë se nga e gjithë Greqia, në Athinë do të arrijnë 2000-2500 autobusë, nga Selaniku, paralajmëruan se çdo pesë minuta do të niset nga një autobus për në Athinën dhe nëse këto paralajmërime realizohen dhe në qoftë se në çdo autobus ka mesatarisht 50 persona, atëherë vetëm nga qytetet dhe fshatrat e tjera në Athinë do të mbërrijnë nga 100 deri në 125 mijë grekë.

Sipas deklaratave të organizatorëve për mediat greke kohëve të fundit, vlerësimet janë se të dielën në tubim do të ketë të paktën një milionë qytetarë.

Të pranishmëve ose personalisht ose përmes porosisë së incizuar me fjalim përshëndetës do t’u drejtohet kompozitori i njohur grek Mikis Teodorakis, ndërsa folës do të jenë edhe një profesori i të drejtës kushtetuese, tre mitropolitë të KOG dhe përfaqësues të organizatorëve.

Në sheshin Sintagma do të ketë edhe politikanë. Deputetë të Demokracisë së Re, nga Grekët e Pavarur – partneri i koalicionit në Qeveri, nga Lidhja e centralisteve, publikisht qartë dhe zëshëm, përmes mediave greke paralajmëruan se do të marrin pjesë në protestë.

Tubimi mund të marrë karakter të protestës antiqeveritare 

Duket sikur grekët gjatë muajit që shkoi e harruan edhe krizën edhe problemet financiare, kështu që çështja e vetme e kryesore për vendin në këtë moment është Maqedonia. Është fakt se ka lëvizje të madhe në marrëdhëniet Maqedoni – Greqi, klimë pozitive, kontakte dypalëshe dhe vullnet nga të dyja palët për zgjidhje, diçka që mungoi viteve të fundit ndërsa të gjithë flasin se tani është shansi për marrëveshje. Nëse kjo i frikëson grekët dhe për këtë në mënyrë masive paralajmërohet se do të marrin pjesë në protestë? Apo ndoshta tubimi është mundësi të shprehet pakënaqësia ndaj politikës qeveritare, por jo vetëm lidhur me negociatat për emrin, por edhe për politikën në përgjithësi. Vallë ekziston rreziku nga protesta për “mbrojtjen e emrit Maqedoni”, të transformohet në protestë antiqeveritare?

Korrespondenti i MIA-s nga Athina, në këtë temë bisedoi me gazetarë grekë me përvojë të cilët për shumë vjet e ndjekin çështjen e emrit dhe në mënyrë të shkëlqyer i njohin relacionet Shkup – Athinë. Pothuajse të gjithë thonë se kontesti mes Maqedonisë dhe Greqisë mund të jetë vetëm arsye që grekët të dalin në protestë.

“Në Greqi, gjithçka që lidhet me ndjenjën e grekëve dhe ka karakter simbolik e ‘tërheq’ popullin. Viteve të fundit, edhe krahas problemeve të shumta financiare, uljes së pagave dhe pensioneve, shtrenjtimit, tatimimit të padurueshëm, asnjëherë nuk është mbajtur ndonjë protestë gjigante. Por tani … gjërat janë më ndryshe. Me rastin e çështjes së emrit dhe përdorimit të fjalës greke Maqedoni, e shihni se ka reagim. Kryesisht do të jetë protestë antiqeveritare, por me rastin e një çështjeje që prek ndjenjën e shtetasit grek”, thotë Jorgos Vlavivanos gazetar në televizionin grek “Star”.

Kolegia e tij Aleksandra Vuduri nga radioja “Athina 984” për MIA-n tha se protesta do të jetë ngjarje politike dhe duke iu referuar mendimeve të analistëve, thotë se është lëvizja e parë masive në “epokën e pas memorandumit” në Greqi.

“Ka mundësi që çështja e emrit të vendit fqinj të jetë rast për protestën në Athinë, por me siguri nuk do të jetë tubim vetëm për “emrin”. Kjo është ajo që kryesisht i brengos qeverinë dhe i ndan të gjitha partitë, madje edhe partnerin e koalicionit SYRIZA, Grekët e Pavarur, thotë Vuduri dhe shton se qeveria nuk do t’i marrë parasysh mesazhet e protestës në Athinë, lidhur me taktikën negociuese dhe strategjinë.

“Ka disa indikacione se protesta në Athinë mund të funksionojë si një mjet për shprehjen e kënaqësisë të një pjese të qytetarëve ndaj qeverisë. Në Selanik, rrethanat ishin më ndryshe”, thotë në bisedën me korrespondentin e MIA-s në Athinë, Angelos Atanasopoulos, gazetar në gazetat “To Vima” dhe “Ta Nea”. Ai shton se gjithçka do të varet nga masiviteti i protestës.

Gazetari Stavros Ximas i gazetës “Katimerini”, i cili nga afër ka ndjekur protestën e parë në Selanik, thotë se shoqëria greke dhe populli grek janë “në errësirë” kur bëhet fjala për çështjen konkrete midis dy vendeve.

“Nuk janë të gjithë nacionalistë ata që do të tubohen, e as djathtitstë radikalë, supozoj, të paktën sipas asaj që e pashë në Selanik.

Shumica, shprehën ndjenja, shprehën agoninë lidhur me atë se ku po shkon çështja. Para së gjithash ekziston mosnjohje për këtë çështje nga populli dhe shoqëria.

Kjo, mendoj do të tregohet edhe nesër në Sintagma. Populli është i painformuar”, komenton Ximas për MIA-n.

Mediat në Greqi janë të ndara rreth protestës, kisha ortodokse greke dha mbështetje, patriarku bëri thirrej për maturi, organizatorët presin minimum një milionë qytetarë në Sintagma.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat