MPB e Maqedonisë dhe e Shqipërisë së bashkë kundër kanosjeve potenciale terroriste - Bota Sot
MPB e Maqedonisë dhe e Shqipërisë së bashkë kundër kanosjeve potenciale terroriste

Maqedonia

E hënë, 20 gusht 2018

MPB e Maqedonisë dhe e Shqipërisë së bashkë kundër kanosjeve potenciale terroriste

Më: 3 shkurt 2018 Në ora: 16:14
Ministrat e Punëve të Brendshme të Maqedonisë dhe të Shqipërisë, Oliver Spasovski dhe Fatmir Xhafaj

Ministrat e Punëve të Brendshme të Maqedonisë dhe të Shqipërisë, Oliver Spasovski dhe Fatmir Xhafaj, sot në Ohër nënshkruan Memorandum për bashkëpunim policor në sferën e terrorizmit që parasheh këmbimin e informacioneve dhe individëve dhe grupeve të cilat figurojnë si zbatues potencial të aksioneve terroriste në të dyja vendet dhe në rajon.

“Terrorizmi është sfidë globale, por edhe rrezik me të cilin ballafaqohen edhe shtetet në rajon. Memorandumi i nënshkruar sot nënkupton dy aspekte në ballafaqimin me terrorizmin edhe atë në mënyrë parandaluese dhe represive. MPB-të e të dyja shteteve bashkëpunojnë në mënyrë aktive në mbrojtjen e kufirit, ndërsa përmes qasjes moderne në sigurimin e tij u mundësuan njëherësh kontrolli por edhe qarkullimi i lirë i njerëzve dhe mallit”, tha Spasovski.

Homologu i tij shqiptar Xhafaj shfaqi kënaqësi që nuk ka asnjë çështje të hapur nga sfera e sigurisë dhe bashkëpunimit që i prek të dyja shtetet. Për të gjitha aspektet për çështjet të cilat janë nën ingerencat e ministrive të Punëve të Brendshme, edhe pala e Maqedonisë edhe ajo shqiptare kanë qëndrim identik.

“Ekziston pajtueshmëri për të gjitha çështjet, si për bashkëpunimin të cilin e kemi ashtu edhe për atë në të ardhmen. Dhe kjo nuk mund të jetë kurrsesi më ndryshe përveç se t’i ndjek marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy shteteve siç u ngjan dy fqinjëve, ndërsa bashkëpunimi ynë si Ministri për t’i ndjekur këto parime dhe në këtë mënyrë të kontribuojë për siguri më të madhe që mund të jetë shembull pozitiv për rajonin”, theksoi ai.

Në takimin e punës në Ohër është biseduar për bashkëpunimin midis dy ministrive në sferën e shkatërrimit të tregtisë me drogë, njerëz dhe armë, në këmbimin e informacioneve, përvojave dhe praktikave pozitive, mundësitë për zhvillimin e bashkëpunimit, si në korniza bilaterale ashtu edhe në korniza të nismave rajonale.

Gjithashtu, MPB e Maqedonisë e mbështeti nismën e policisë shqiptare për formimin e Qendrës rajonale për bashkëpunim policor të shteteve të Ballkanit Perëndimor. Në takim është dakorduar edhe formimi i grupeve të bashkëpunimit në nivel operativ dhe për përgatitjen e planit për takime në drejtim të këmbimit të informacioneve, veprimit të përbashkët dhe aksioneve operative si dhe analizën e tyre.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test