Spasovski: Pranohet çdo propozim që mund të përmirësojë Ligjin për ndjekjen e komunikimeve

Maqedonia

Spasovski: Pranohet çdo propozim që mund të përmirësojë Ligjin për ndjekjen e komunikimeve

Më: 3 shkurt 2018 Në ora: 17:42
Oliver Spasovski

Reformat e suksesshme në Ligjin për ndjekjen e komunikimeve e imponojnë nevojën e zbatimit me proces transparent, me përfshirjen e të gjitha subjekteve të shoqërisë së Maqedonisë.

Ky është proces jashtëzakonisht i rëndësishëm për parandalimin e keqpërdorimeve në sistemin siç kanë ndodhur në të kaluarën, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski para mediave pas takimit me homologun e tij shqiptar, Fatmir Xhafaj.

Spasovski i theksoi pasojat e përgjimit të pakontrolluar, më pas duke e theksuar shembullin në periudhën e kaluar kur për 11 vjet është zbatuar përgjimi masovik i qytetarëve.

“Kjo Qeveri, Ministria e Punëve të Brendshme dhe unë personalisht hymë në reforma, me qëllim të formimit të sistemit i cili mund të funksionojë dhe njëherësh nuk do të keqpërdoret. Në drejtim të reformave të suksesshme në sistem, procesi u zhvillua në transparencë të plotë, me përfshirjen e të gjithë faktorëve në shoqërinë e Maqedonisë, me shumë bisedime, debate me subjektet e interesuara, opinionin ekspert”, tha ai.

Lidhur me vendimin e ardhshëm ligjor që do ta rregullonte mënyrën e ndjekjes së komunikimeve, Spasovski e theksoi gatishmërinë e Qeverisë për pranimin e çdo propozimi i cili do të kontribuonte për përmirësimin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat