Nikovski: Diçka po fshihet nën tavolinë

Maqedonia

Nikovski: Diçka po fshihet nën tavolinë

Më: 3 shkurt 2018 Në ora: 19:19
Risto Nikovski

“Në Maqedoni do të ketë valë investimesh vetëm atëherë kur vendi të bëhet anëtare e NATO-s”. Kështu mendon Lupço Petkovski nga Qendra e Maqedonisë për arsimim Evropian.

 Ai në emisionin “Klik Plus”, deklaroi se investitorët kërkojnë vende stabile dhe të sigurta, atje ku është më lehtë të parashikohen zhvillimet e ngjarjeve.

“Investimet shkojnë në zona stabile ku ka drejtësi, ku ka parashikueshmëri, kushte, subvencione, infrastrukturë, më afër Evropës, dhe ku nuk ka luftë, ku nuk ndodhin gjëra të pa pritura. Të gjitha këto, integrimi në NATO jep garanci se të gjitha këto gjëra do të rregullohen”, u shpreh Lupço Petkovski, nga QMAE.

Në debatin në TV21 morri pjesë edhe ish ambasadori Risto Nikovski i cili foli në lidhje me propozimet e ndërmjetësuesit Nimic, ndërsa sipas tij propozimet e tij janë kundër popullit të Maqedonisë.

“Nëse nuk është në pyetje, populli së bashku me gjuhën, kulturën dhe historinë. Nëse bëhet fjalë vetëm për emrin e shtetit, unë jam Risto, le të ma ndryshojnë emrin në Petre, dhe mbaron puna, mbaron problemi. Tani ka pako për përdorim,- qirilicë-latinicë, çfarë është ajo? Kjo tregon se diçka është duke u fshehur në tavolinë. Çfarë mund të fshihet nën tavolinë përveç identitetit të popullit”, tha Risto Nikovski, ish Ambasador i Maqedonisë.

Sipas Gorast Muratovskit nga “E Majta” gjatë dy dekadave të kaluara nuk ka pasur kritikë serioze për integrimet Euroatlantike. Ai mendon se NATO nuk është medikament magjik për të gjitha problemet e shtetit.

“Ndoshta nuk do të arrijmë që të shfaqim revoltë të mjaftueshme për ta parandaluar këtë gjë, por edhe pastaj do të punojmë për dalje nga NATO, nëse vjen deri tek një gjë e tillë”, tha Gorast Muratovski, nga E Majta.

Muratovski mes të tjerash tha se me politika më të mira ekonomike gjithashtu mund të tërhiqen më shumë investitorë të huaj, dhe për të njëjtat nuk është i patjetërsueshëm anëtarësimi në Aleancë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat