Çka po ndodh me Feta Alimin “shpëtimtarin” e Ziadin Selës, pse nuk po reagon askush?

Maqedonia

Çka po ndodh me Feta Alimin “shpëtimtarin” e Ziadin Selës, pse nuk po reagon askush?

Më: 4 shkurt 2018 Në ora: 00:05
Feta Alimin e Ziadin Sela

Abdylfeta Alimit i dyshuar për “cenim terrorist të rendit kushtetues” për 27 prillin e përgjakshëm të vitit kaluar i vazhdohet masa e paraburgimit para skadimit të paraburgimit aktual. Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion ka kërkuar vazhdimin e paraburgimit tij nën arsyetimin se i njëjti mund të ndikojë në hetim.

Alimi dyshohet për mos veprim, përkatësisht për mos pengimin e deputetëve të VMRO-DPMNE-së të cilët dyshohen të kenë hapur dyert e Kuvendit.

“Vetë vendimi për vazhdimin e masës së paraburgimit 16 ditë para skadimit të afatit të paraburgimit aktual, lenë hapësirë dyshimi se kemi të bëjmë me një vendim tendencioz dhe me prapavijë politike. Sigurisht që me afatin e paraparë prej 48 orëve do të ankimojmë vendimin, do të kërkojmë seancë publike si dhe do të kërkojmë lirimin e menjëhershëm të të dyshuarit Abdylfeta Alimi”, tha Artene Ademi, avokate e Abdylfeta Alimit.

Ndryshe ditë më parë, djali i Fetaut, Burim Alimi, deklaroi se babai i tij po e përjeton mjaft rëndë këtë sjellje të gjykatave. “Kësaj i thonë të shpërblehesh me të keqe sepse ke bë mirë”, deklaroi Burim Alimi.

Ndërkohë, kreu i ASH-së, Ziadini Sela lidhur me rastin e Fetait deklaroi: “Kur kam hapur sytë kam parë atë, pastaj më ka dërguar në duart e sigurta, te njerëzit e mi, prandaj pata vendosur ta kem sigurim timin, pasi e suspenduan nga puna. Fetain po e dënojnë, sepse më shpëtoi. Unë i kerkova tash që nga Zvicra mos të shkon në Maqedoni, pa ardhur edhe unë, ai shkoi që mos t’i jep shteti fletarrest ndërkombëtar. Sa të shkoj në Maqedoni, do të bëj konferencë vetëm për Ali Fetain”.

Mirëpo, kohëve të fundit nuk shohim asnjë reagim për rastin e Fetaut i cili ende ndodhet në burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat