Fillon gjykimi për lëndën “Thesari”

Maqedonia

Fillon gjykimi për lëndën “Thesari”

Më: 5 shkurt 2018 Në ora: 08:48
Iakuzuar i parë është ish-drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), Sasho Mijallkov

Në Gjykatën Themelore Shkupi 1 fillon sot gjykimi për lëndën e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) të quajtur “Thesari”.

Kjo lëndë ka të bëjë me blerje të pajisjeve për spiunazh, ku i akuzuar i parë është ish-drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), Sasho Mijallkov.

Përveç tij, të akuzuar janë edhe shefi i kabinetit të tij, Toni Jakimovski, ish-ndihmësministri në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), Nebojsha Stajkoviq, si edhe ish-shefi i Drejtorisë së Pestë, Goran Grujevski, i cili gjendet në arrati në Greqëi.

Që të gjithë akuzohen për keqpërdorime të pozitës zyrtare dhe kompetencave dhe për dëmtim të buxhetit të shtetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat