Zaev – Tehada: Zvicra e gatshme të ndihmojë reformat zgjedhore - Bota Sot
Zaev – Tehada: Zvicra e gatshme të ndihmojë reformat zgjedhore

Maqedonia

E mërkurë, 21 shkurt 2018

Zaev – Tehada: Zvicra e gatshme të ndihmojë reformat zgjedhore

Më: 5 shkurt 2018 Në ora: 18:09
Zoran Zaev

Zvicra është e përgatitur të ndihmojë në përforcimin e kapaciteteve të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), të Komisioneve Komunale Zgjedhore (KKZ), si dhe në përgjithësi në reformat zgjedhore, theksoi ambasadorja e Zvicrës në Maqedoni Sibil Zuter Tehada në takimin e sotëm me kryeministrin.

Kryeministri, siç kumtoi Sektori qeveritar për marrëdhënie me publikun, ka informuar ambasadoren Tehada që është formuar një trup koordinativ, i cili do të punojë me përfaqësues nga BE-ja, SHBA-ja dhe përfaqësues të qeverisë zvicerane, si dhe me të gjithë të interesuarit, për përgatitjen dhe implementimin e reformave zgjedhore.

Në takim është diskutuar për çështjet aktuale politike, siç janë përforcimi i kapaciteteve të KSHZ-së dhe reformave zgjedhore, si pjesë e planit të reformave 3-6-9.

“Qeveria është e përcaktuar për reforma zgjedhore të cilat do të pranohen nga të gjitha subjektet politike në vend. Jemi të përkushtuar fuqishëm në sigurimin e pavarësisë dhe kapaciteteve të KSHZ-së, si dhe në miratimin e të gjitha reformave të tjera të nevojshme për proces cilësor zgjedhor.

Prandaj, për ne është e pranueshme çdo ndihmë dhe bashkëpunim që do të ndikojë në përmirësimin e kapaciteteve të organeve zgjedhore dhe të institucioneve të përfshira në realizimin e procesit zgjedhor, tha Zaev.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test