Komiteti i Helsinkit: Deputetët e OBRM-PDUKM-së u arrestuan në mënyrë ligjore

Maqedonia

Komiteti i Helsinkit: Deputetët e OBRM-PDUKM-së u arrestuan në mënyrë ligjore

Më: 6 shkurt 2018 Në ora: 14:00
Komiteti i Helsinkit

Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut nuk ka konstatuar shkelje të procedurave të përcaktuara me Kushtetutë dhe ligje, në lidhje me arrestimin dhe paraburgimin e gjastë deputetëve të OBRM-PDUKM-së, të dyshuar për dhunë në Kuvend, natën e 27 prillit, vitin e kaluar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç informojnë nga ky komitet, kjo u konstatua pas procedimit të parashtresës së dorëzuar nga deputetët opozitar të OBRM-PDUKM-së.

Gjithashtu, është konstatuar se edhe gjykatësi ka vepruar drejtë, kur ka dhënë urdhër për arrestimin e deputetëve, për t’i marrë në pyetje që të mundet të merr vendim rreth bazës dhe patjetërsueshmërisë së masave të propozuara që ndikojnë në liritë personale.

Komiteti deklarohet se nuk mundet që me saktësi të plotë të vërtetojë nëse deputetëve u janë vënë prangat, vetëm e vetëm që të keqtrajtohen dhe nënçmohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat