Maqedonia dhe SHBA-ja do ta intensifikojnë bashkëpunimin e forcave speciale

Maqedonia

Maqedonia dhe SHBA-ja do ta intensifikojnë bashkëpunimin e forcave speciale

Më: 6 shkurt 2018 Në ora: 15:07
Pamje nga takimi

Pas përmirësimit të gjendjes politike në Maqedoni, fokusi është vendosur në qëllimet strategjike, anëtarësimi në NATO dhe në BE, porositi sot ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska në takimin me komandantin e Komandës për operacione speciale të SHBA-së në Evropë, gjeneralmajori Mark Shvarc.

Siç, kumtuan nga Ministria e Mbrojtjes, bashkëbiseduesit në takimin kanë konkluduar se Maqedonia dhe SHBA-ja kanë bashkëpunim gjithëpërfshirës dhe të vazhdueshëm në fushën e mbrojtjes, dhe se angazhimi i përbashkët është që ky bashkëpunim të mjetë më intensiv, veçanërisht në pjesën e forcave speciale të të dy vendeve.

Shekerinska e ka informuar mysafirin se Maqedonia mbetet e përkushtuar në pjesëmarrjen e misioneve paqeruajtëse ndërkombëtare dhe në aktivitetet për stërvitje të përbashkëta me partnerët e NATO-s, me ç’farë rriten edhe aftësitë dhe kapacitetet e Armatës së Republikës së Maqedonisë.

Gjenerali Shvarc e ka theksuar bashkëpunimin e shkëlqyer me ARM-në në fushën e forcave speciale dhe ka theksuar se SHBA-ja edhe në të ardhmen do ta mbështesë ARM-në në zhvillimin e kapaciteteve të saj përmes stërvitjeve dhe trajnimeve relevant. Gjenerali e ka përshëndetur vendimin për rritjen e pjesëtarëve të ARM-së në misionin “Mbështetje vendimtare” në Afganistan në vitin 2018.

Në suaza të vizitës, gjenerali Shvarc është takuar edhe me shefin e Shtatmadhorisë së ARM-së, gjeneralnënkolonelin Metodija Veliçkovski në të cilin është biseduar për bashkëpunimin shumëvjeçar në trajnimin, pjesëmarrjen e përbashkët në stërvitjet  ndërkombëtare dhe mundësinë për shfrytëzimin e kapaciteteve në “Krivollak” për aktivitete të përbashlëta. Shvarc e ka vizituar edhe Komandën e Regjimentit për operacione speciale të ARM-së.

Regjimenti për operacione speciale në ARM dhe Komanda për operacione speciale e SHBA-së në Evropë bashkëpunojnë nga viti 1996 kur ishte realizuar edhe programi i parë për stërvitje të përbashkëta. Në vitin 2016 dhe 2017 pjesëtarët e Regjimentit ishin pjesë e një numri të madh të stërvitjeve të organizuara nën mbështetje të SHBA-së në mesin e të cilëve edhe „Saber Junction 16“, „Anaconda 16“, „Combined Resolve 7“,„Combined Resolve 8“, „Allied Spirit 6“, „Saber Guardian 17“.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat