Hahn: Rekomandim pa kushte për Maqedoninë - Bota Sot
Hahn: Rekomandim pa kushte për Maqedoninë

Maqedonia

E shtunë, 24 shkurt 2018

Hahn: Rekomandim pa kushte për Maqedoninë

Më: 6 shkurt 2018 Në ora: 16:12
Johannes Hahn

Në një intervistë për Nova Tv, eurokomisioneri për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johannes Hahn ka deklaruar se Maqedonia do të merr rekomandim për të filluar bisedimet për anëtarësim.

Sipas tij, është me rëndësi që kolegët në Shkup dhe Athinë janë ulur, po ndërtojnë mirëbesimin dhe kërkojnë një zgjidhje për çështjen e emrit. Hahn është optimist se do të mund të zgjidhet çështja, dhe se është me rëndësi që këtë janë duke e realizuar vetë palët e përfshira në bisedime.

Hahn theksoi se është me rëndësi që Shkupi është përcaktuar fuqishëm që do të vërtetohet në samitin e Sofjes në maj të këtij viti, duke paralajmëruar një strategji trevjeçare në gjashtë sfera, ku propozohen 57 projekte konkrete ekonomike, të sundimit të ligjit, digjitalizimit, lidhjet e drejtpërdrejta të qytetarëve.

Sipas tij, qëllimi për Maqedoninë është që të dilet me rekomandime për bisedime.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test