Nesër vazhdon gjykimi ndaj të akuzuarve për tentimvrasje të Ziadin Selës

Maqedonia

Nesër vazhdon gjykimi ndaj të akuzuarve për tentimvrasje të Ziadin Selës

Më: 7 shkurt 2018 Në ora: 12:50
Ziadin Sela

Në Gjykatën Penale do të vazhdojë nesër gjykimi ndaj të akuzuarve për tentimvrasjen e deputetit Ziadin Sela, rast që ndodhi më 27 prill të vitit të kaluar, në Kuvendin e Maqedonisë.

Në seancën e kaluar, Gjykatësja Sllavica Andreevska tha se kjo seancë do të vazhdojë me procedura dëshmish dhe deklarata dëshmitarësh dhe hetuesish.

Të akuzuar janë dhjetë persona dhe që të gjithë janë deklaruar të pafajshëm, dhe se këtë do ta dëshmojnë më tutje gjatë gjykimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat