Sela: Jami kundër emrit sllav të Maqedonisë

Maqedonia

Sela: Jami kundër emrit sllav të Maqedonisë

Më: 7 shkurt 2018 Në ora: 18:53
Ziadin Sela

Kryetari i Aleancës për Shqiptar Ziadin Sela, i shprehi shqetësimin ambasadorit të BE-së Samuel Zhbogar, në lidhje me negociatat që po bëhen për emrin, pa opozitën shqiptare, duke kërkuar që edhe partitë opozitare të jenë të kyçura në bisedime. Kryetari i ASH-së tha se eshte kundër sllavizmit të emrit.

“Ne si Aleancë për Shqiptar, jemi kundër tendencave për sllavizmin të emrit, ashtu siç e kemi thënë që jemi kundër emrit sllavo Maqedoni po të njëjtën formë jemi kundër propozimit që dëgjohet në qarqet diplomatike rreth idesë që të përdorën emra me përcaktim gjeografik  të shkruar vetëm në gjuhën maqedonase të tipit “Gorna Makedonia”, ne kundërshtojmë këtë sepse edhe kjo është për tendencë për sllavizëm dhe përvetësim të emirit”, tha Ziadin Sela, kryetar i ASH-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat