Disleksia, problem shqetësues i pranishëm te nxënësit e shkollave të mesme në Maqedoni

Maqedonia

Disleksia, problem shqetësues i pranishëm te nxënësit e shkollave të mesme në Maqedoni

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 08:49
Ilustrim

Disleksia është gjendje kur te një person shfaqen vështirësi gjatë leximit dhe kuptimit të asaj që lexohet, si edhe gjatë interpretimit të simboleve pamore.

Edhe pse këta persona kanë shikim normal dhe dëgjim normal, si edhe prirje për shkrim, megjithatë kanë vështirësi në shkrim, sipas radhitjes së dëshiruar.

Në Maqedoni ekziszojnë vetëm kater trajnues të liçencuar për disleksi, që as për së afërmi nuk është e mjaftueshme që të punohet në tejkalimin e këtij problemi.

Kështu thotë për portalin Faktor, Damjan Nikollovski, kryetar i Shoqatës për disleksi “Ajnshtajn”. Sipas tij, detektimi në kohë i këtij problemi ka rëndësi të madhe në ndërtimin e një personi të shëndoshë psiqikisht dhe emocionalisht.

Shoqata e lartë përmendur, e mbështetur nga USAID, përmes projektit “Muri informativ për disleksi”, arriti të krijojë testin e parë për vlerësimin e disleksisë. Me të njëjtin është realizuar edhe një hulumtim për praninë e disleksisë te shkollat e mesme në tërë territorin e Maqedonisë.

Rezultatet treguan se 12,6% e të pyeturve ishin me disleksi. Në disa shkolla të mesme, deri 20% e nxënësve e kanë këtë problem.

Disleksia është problem që e ndjek një person gjatë tërë jetës së tij, mirëpo ka metoda për punë me këta persona në drejtim të zbutjes dhe lehtësimit të veprimtarisë së personave me disleksi në jetën e përditshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat