Seanca e radhës për lëndën “Trust” të Prokurorisë Speciale Publike

Maqedonia

Seanca e radhës për lëndën “Trust” të Prokurorisë Speciale Publike

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 10:35
Sead Kocan

Në Gjykatën penale duhet të mbahet seancë gjygjësore për lëndën “Trust” të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), ku i dyshuari i parë është biznismeni Sead Kocan dhe dy persona fizik, e tri persona juridik, duke përfshirë administratorët e firmave “Transmet”, ” Sileks”, dhe ” Bato” DOOEL, për paraqitjen e tenderit në Elektronat e Maqedonisë.

Seanca e mëparshme u vonuan për shkak të pushimit mjeksorë të gjykatëses Lidija Zimbovksa.

Prokurorët e PSP-së deri më tani i kanë paraqitur të gjitha dëshmitë përpara Gjygjit. Në rradhë janë dëshmitë e mbrojtjes, ku priten edhe fjalët përfundimtare dhe vendimi i gjykatës.

Sipas aktakuzës, të dyshuarit me falsifikimin e dokumentave manipuluan tendera në ELEM, me vlerë prej 17 milionë euro.

Rasti në fjalë siç u raportua nga PSP-ja, është formaur në bazë të tri përgjimeve, dy nga të cilat nuk janë publikuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat