Maqedonasit kanë mendim shumë negativ për Kosovën dhe Shqipërinë, shumë pozitiv për Serbinë

Maqedonia

Maqedonasit kanë mendim shumë negativ për Kosovën dhe Shqipërinë, shumë pozitiv për Serbinë

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 12:47
Ilustrim

Në hulumtimin e mendimit publik, i realizuar përmes thirrjeve telefonike nga Instituti për hulumtime politike në Shkup, në pyetjen “Çfarë mendimi keni për këto shtete”, numri më i madh i qytetarëve janë përgjigjur se mendim më pozitiv kanë për Serbinë, kurse më negativ për Kosovën.

33% e të pyeturve janë deklaruar negativisht për Kosovën, kurse më pak se 32% janë deklaruar negativisht për Shqipërinë. Sa i përket Greqisë, 28% e tyre kanë dhënë mendim shumë negativ.

42% janë përgjigjur shumë pozitivisht për Serbinë. Gjermania është vendi më i dëshiruar për maqedonasit, tregon anketa.

54% e qytetarëve mendojnë se asnjë shtet nuk paraqet kërcënim për Maqedoninë. Shumica e atyre që janë përgjigjur me “po”, pra që ka shtet kërcënues, e kanë zgjedhur Greqinë si kërcënim për Maqedoninë.

Serbia është shteti ku maqedonasit do të jetonin, së paku një vit, respektivisht 27% kanë dhënë këtë përgjigje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat