Njësiti “Alfa” arrestoi disa persona, tentuan të shkelnin një polic në Bogovinë, gjuajtën me armë - Bota Sot
Njësiti “Alfa” arrestoi disa persona, tentuan të shkelnin një polic në Bogovinë, gjuajtën me armë

Maqedonia

E diel, 27 maj 2018

Njësiti “Alfa” arrestoi disa persona, tentuan të shkelnin një polic në Bogovinë, gjuajtën me armë

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 13:26
Ilustrim

Gjatë tentimit për të ndaluar dhe legjitimuar një veturë (BMW), me regjistrim të Shkupit, në afërsi të Bogovinës së Tetovës, policia është detyruar të shkrepë fishekë paralajmërues.

Vetura e lartëpërmendur ka ndaluar dhe në momentin e afrimit të policëve, shoferi ka lëvizur duke tentuar ta godasë policin, mirëpo përplaset për veturën policore dhe disa vetura tjera të parkuara.

Njëri nga bashkëudhëtarët ka shkrepur dy plumba në ajër, që ka shkaktuar reagimin e policëve në të njëjtën mënyrë, respektivisht duke shkrepur armët e tyre në ajër.

Personat janë larguar, bashkë me dy vetura tjera, Audi, me regjistrim të Shtipit dhe Sharan, me regjistrim të panjohur. Në mbrëmje, njësiti “Alfa” ka arritur që t’i identifikojë dhe t’i kapë të arratisurit, të cilët janë nga Kumanova. Janë ndërmarrë masat për ndriçimin e rastit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test