Tek një shtetas gjerman është gjetur armë

Maqedonia

Tek një shtetas gjerman është gjetur armë

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 13:58
Ilustrim

Shtetasi gjerman 53-vjeçar mori padi penale për përpunim, mbajtje dhe tregtim pa leje të armëve dhe materieve shpërthyese.

Policia kumtoi se dje, me urdhër nga Gjykata Themelore Shkup 1 është kryer bastisje në shtëpinë e tij në rr. "Crnogorska" me ç'rast janë gjetur një pistoletë "M-57" e kalibrit 7,62mm me një karikator me tetë plumba.

Personi A.F.M. 53-vjeçar është mbajtur në hapësirat e Njësisë për Tregti të Paligjshme.

Më 15 nëntor kundër tij është parashtruar edhe një padi penale pasi që është kryer bastisje në shtëpinë e tij me ç'rast janë gjetur 118 plumba të kalibrit 7,62mm dhe 11 plumba të kalibrit 6,35 mm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat