Shtetas të huaj shpëtohen nga policia në Mavrovë, kishin ngecur në borë

Maqedonia

Shtetas të huaj shpëtohen nga policia në Mavrovë, kishin ngecur në borë

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 14:25
Ilustrim

Shtetas të jashtëm me automjete ngecën në rrugën Mavrovë-Galiçnik. Nga Qendra për menaxhim me kriza informuan se personat u evakuan dhe u vendosën në vend të sigurtë.

“Mbrëmë në linjën 195 telefonoi një shtetas i huaj, i cili njoftoi se së bashku me të shoqen, me automjetin e tyre po lëviznin drejt Mavrovës, në drejtim të fshatit Galiçnik dhe në një lartësi të madhe mbidetare përgjatë rrugës ngecën në borë “, informoi QMK-ja.

Prej aty u tha se stacioni policorë Mavrovës-Rostushë u dërgua një ekip policor me automjet terreni, dhe në orën 16:50 i gjetën personat dhe arritën ta nxjerrin edhe automjetin e personave që kishin ngecur, si dhe njëjtit t’i sjellin në Mavrovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat