Xhaferi: Marrëdhëniet mes Maqedonisë dhe Rusisë po përmirësohen - Bota Sot
Xhaferi: Marrëdhëniet mes Maqedonisë dhe Rusisë po përmirësohen

Maqedonia

E hënë, 23 korrik 2018

Xhaferi: Marrëdhëniet mes Maqedonisë dhe Rusisë po përmirësohen

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 21:25
ilustrim

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, realizoi sot takim me ambasadorin e Federatës Ruse në Maqedoni, Oleg Scherbak, ku shfaqën shpresë se marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy shteteve do të vazhdojnë të përmirësohen.

Kabineti i Xhaferit tha se kryeparlamentari informoi ambasadorin Scherbak për aktivitetet e ardhshme të Kuvendit, siç është nxjerrja e ligjeve reformuese që rrjedhin nga rekomandimet e Bashkimit Evropian.

“Xhaferi i konfirmoi prioritetet strategjike të Maqedonisë siç është anëtarësimi në BE dhe NATO, duke sugjeruar se në muajin prill presim raport pozitiv nga Komisioni Evropian dhe ftesë për anëtarësim në NATO në samitin e ardhshëm të Aleancës”, thuhet në kumtesë.

Ambasadori Oleg Scherbak shprehu pritje se marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Federatës Ruse dhe Republikës së Maqedonisë do të vazhdojnë të thellohen në të gjitha fushat, sidomos në fushën e bashkëpunimit ndër-parlamentar.
Bashkëbiseduesit u pajtuan se në përgjithësi janë të kënaqur nga zhvillimi i marrëdhënieve mes dy vendeve, edhe pse ekziston potencial për thellimin e bashkëpunimit edhe atë, para së gjithash në sferën e bashkëpunimit ekonomik, bujqësisë, energjetikës dhe transportit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test