Ja shtetet që e duan dhe urrejnë maqedonasit

Maqedonia

Ja shtetet që e duan dhe urrejnë maqedonasit

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 21:38
ilustrim

Qytetarëve maqedonas i është bërë një sondazh për shtetet që duan dhe ato që nuk i pëlqejnë. Studimi është kryer nga Institutit për Kërkime Politike në Shkup (IPIS).

Maqedonasit kanë ndarë një opinion më pozitiv në botë për Gjermaninë dhe Holandën, por nuk pëlqejnë as SHBA-të e as Rusinë.

Rreth 32.8 janë kanë pasur një opinion tepër negativ për Shqipërinë dhe pjesërisht janë shprehur negativisht për vendin tonë 19 për qind e të pyeturve në Maqedoni.

Bazuar në këtë vrojtim, siç raportohet sot nga MIA, 42.3 për qind kanë shprehur një opinion tepër pozitiv për Serbinë dhe vetëm 28.7 mendim të pjesshëm pozitiv.

25.8 për qind kishin një mendim tepër pozitiv për Bullgarinë dhe 30. 7 pjesërisht pozitiv.

33.3 për qind janë përgjigjur shumë negativisht për opinionin e tyre ndaj Kosovës ndërsa  22.4 për qind kanë ndarë një opinion pjesërisht negativ.

28.7 për qind janë përgjigjur për një opinion tepër negativ ndaj Greqisë dhe 24.7 për qind opinion disi negativ.

Porsa u përket vendeve të tjera në botë, maqedonasit kishin një opinion më tepër pozitiv për vende si Gjermania e Holanda dhe më tepër negativ për SHBA-të e Rusinë.

Ata pozitivisht janë përgjigjur për Turqinë.

Më shumë nga ata që janë pyetur, (54.5%) e shohin Greqinë, SHBA-të dhe Kosovën, si kërcënimet më të mëdha të Maqedonisë.

1.114 qytetarë morën pjesë në këtë studim, që u krye nga data 16 deri më 21 dhjetor, përmes telefonit.

Edhe mediat serbe i kanë bërë jehonë këtij sondazhi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat