Pendarovski: Për anëtarësim në NATO, nuk nevojitet referendum

Maqedonia

Pendarovski: Për anëtarësim në NATO, nuk nevojitet referendum

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 23:51
Stevo Pendarovski

Hyrja e mundshme e Maqedonisë në NATO do të ishte një pranim në një organizatë ndërkombëtare, e jo në aleancë, e cila sipas koordinatorit kombëtar të NATO-s, Stevo Pendarovski, automatikisht do të thotë se nuk ka asnjë detyrim për qytetarët që të deklarohen në referendum.

“Pra, kur hyjmë në NATO, nuk e përdorim nenin 120 që flet për hyrje në aleancë me vende të tjera, por flasim për hyrje në organizatë ndërkombëtare. Ky nen ka të bëjë me pyetjen e referendumit – a dëshironi të hyni në aleancë me…, pra ne po flasim për një bashkim shtetëror”, thotë Stevo Pendarovski.

Sipas Pendarovski, informimi i qytetarëve të Maqedonisë për rëndësinë e Aleancës është në nivelin më të ulët në rajon. Për këtë, tha ai, meritore është Qeveria e kaluar, e cila ka bërë fushatë anti-amerikane, ndërsa një nga vërejtjet e tyre ishte se kur të hyjmë në NATO, nuk do të qëndrojmë për shkak të ngarkimit të madh të buxhetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat