Financial Times: BE-ja ta pranojë Ballkanin Perëndimor, ose Rusia e Turqia e zënë vendin

Maqedonia

Financial Times: BE-ja ta pranojë Ballkanin Perëndimor, ose Rusia e Turqia e zënë vendin

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 10:47
Ilustrim

Evropa për asnjë rast nuk duhet të heqë dorë për planin e hyrjes të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, u tha në analizën e botimit britanik të gazetës “Financial Times”.

“Pas një pauze të gjatë Bashkimi Evropian është i gatshëm të ridebatojë për zgjerimin e kufijve”, shkruan gazeta dhe kujton se “edhe vitin e kaluar, presidenti i Komisionin Evropian, Jean-Claude Juncker premtoi perspektivë të qartë për anëtarësim në BE për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor”.

“Pas prezantimit të strategjisë për Ballkanin Perëndimor, nëse Bashkimi Evropian pret që ata t’i përmbushin të gjitha kushtet për aderim atëherë mbeten larg në kohë”. “Por, Evropa nuk ka të drejtë të heq dorë nga qëllimet e saja, sepse Rusia dhe Turqia janë këtu dhe po presin të zënë vendin e tyre”, paralajmëron botimi britanik .

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat