Vazhdon gjykimi për rastin T.N.T.

Maqedonia

Vazhdon gjykimi për rastin T.N.T.

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 12:49
Nikolla Gruevski

Në Gjykatën Penale vazhdon gjykimi për lëndën “T.N.T.” të Prokurorisë Speciale Publike, që ka të bëjë me rrëzimin e kompleksit “Kosmos” të biznesmenit dhe kryetarit të Partisë për të Ardhme Evropiane, Fiat Canoski.

Në seancën e sotme morën pjesë ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski dhe ish kryetari i komunës së Gazi Babës Toni Trajkovski, të cilët janë akuzuar për rrëzimin e kompleksit “Kosmos”.

Në fillim të seancës avokati i Mbrojtjes Dimitar Dangov kërkoi ndërprerje të debatit me motivin që më parë të lexohet procesverbali i bërë në bazë të video-incizimit nga seanca e kaluar e datës 24 janar.

Mbrojtja gjithashtu,  kërkoi kohë ta përgatitet sepse nuk e kanë marrë akoma procesverbalin në afat prej 24 orësh, ashtu siç parashikon ligji, tha Avokati Dangov. Në këto rrethana ai kërkoi anulimin e seancës së sotme.

Por prokurori Burim Rustemi kundërshtoi dhe tha se nuk ka nevojë për anulim prandaj kërkoi nga gjykatësi Ognen Stavrev që seanca të vazhdojë në këto kushte.

Në rastin “T.N.T.” të akuzuar janë shtatë persona, mes të cilëve edhe inspektorja ndërtimore e Gazi Babës dhe tre anëtarë të komisionit komunal për furnizime.

Sipas Prokurorisë, me procedurën e rrëzimit  është shkaktuar dëm prej 16 milion euro, ndërsa plotësisht në buxhetin e komunës së Gazi Babës edhe tre milion denarë. Canoski dhe firma FIMET paralajmëruan se do të parashtrojnë kërkesa për dëmin e shkaktuar. Të akuzuarit  e mbledhjes së kaluar u shprehën se nuk ndjehen fajtorë.

Të shtatë të akuzuarit, në seancën paraprake u deklaruan si të pafajshëm.

Gjykata e Apelit më 4 nëntor të vitit të kaluar vendosi që bisedat e përgjuara në rastin “T.N.T.” të mund të shfrytëzohen si dëshmi  në procedurën gjyqësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat