400 mijë dollarë jep UNDP-ja për gjashtë komuna

Maqedonia

400 mijë dollarë jep UNDP-ja për gjashtë komuna

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 15:03
UNDP

Komunat e Strumicësë, Vallandovës, Sveti Nikoles, Velesit, Çairit dhe Ohrit do të përfitojnë 400 mijë dollarë, si pjesë e projektit të forcimit të këshillave komunal.

Projekti parasheh trajnimin e anëtarëve të këshillave komunal, ndërkaq ofron edhe grante prej 50 mijë dollarësh për secilën komunë për zbatimin e projekteve që do të përzgjidhen në konsultim me qytetarët.

Poashtu, janë siguruar edhe grante tjera me vlerë prej 12 mijë dollarëve për zhvillimin e transparencës dhe përgjegjësisë.

Në fazën e parë të projektit që financohet nga Qeveria zvicerane dhe zbatuar nga UNDP-ja, janë përfshirë gjashtë komuna, kurse deri në fund do të përfshihen gjithsej 24 komuna.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat